Një gjysh me stil nga Teksasi po çmend internetin me fotografitë e tij. Ai duket kaq sharmant dhe kaq në formë, sa që vështirë të besohet se ka statusin e gjyshit.

Fotografitë e 54-vjeçarit, Irvin Randle, mësues i një shkolle fillore në Houston, nisi që të hedhë ato këtë jave më hashtagun ‘MrStealYourGrandma’.

Në imazhet e publikuara, gjyshi duket i veshur me kujdes dhe shumë shije. Randle, i cili ka dy nipër, shumë shpejt mori famë në internet sa që fotot u bënë virale dhe tani ai po përballet më vëmendjen që po i kushtojnë femrat.

Gjyshi mësoi rreth fotografive të tij që ishin bërë virale nga miqtë dhe të afërmit, përfshi edhe vajzën Jessica, e cila jeton në Los Anxhelos. Ajo e mori në telefon dhe i tha:-“Babi ju jeni kaq trendin në Twitter”
.

“Unë i thashë asaj se nuk jam në Twitter dhe nuk e di se çfarë do të thotë trendi. ”, tregoi Randle. Ai u shpreh gjithashtu se kishte marrë një telefonatë nga një mik nga Nigeria, që i tha se fotot e tij aty kishin marrë rreth 7 milion like.

“Në fillim isha i mrekulluar. Tani jam i tronditur. I vlerësoj të gjitha komentet. Unë gjithmonë jam veshur kështu”, përfundon rrëfimin 54-vjeçari./shqip/












