Policia e Tiranës ka nisur hetimet dhe është në kërkim të tre personave, pasi dyshohet se kanë bërë gati 2 milionë lekë blerje duke përdorur karta krediti të klonuara.
Hetimet kanë nisur pasi një bankë e nivelit të dytë në Tiranë ka bërë një kallëzim penal në Polici për dëmin prej 2 milionë lekë (të vjetra).
Policia thotë se blerjet me karta të klonuara kanë ndodhur më 18 dhe 20 qershor. Policia ka nisur hetimet, por ende nuk ka identifikuar autorët.











