• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ Na vjedhin dhe na thonë budallenj!

admin by admin
2 July, 2016
in Kronika
0
BLENDI FEVZIU/ Na vjedhin dhe na thonë budallenj!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
blendi fevziu, vogel

Blendi Fevziu

Duhet të jesh budalla ta besosh! Duhet të jesh naiv të bësh pyetjen si ndodhi dhe duhet të jesh i trashë që të mos e kuptosh se vjedhja e parave në Aeroportin e Rinasit nuk është as grabitje me dhunë, as një vjedhje nga ato që ndodhin rëndom, por fare thjesht, dorëzim me mirëkuptim të një shume jo të vogël. Një shumë ku palët nuk po tregohen transparente dhe ku shifra reale po zvogëlohet me herë.
Duke tentuar kështu të minimalizohet edhe skandali. Pyetja e parë shkon përtej vjedhjes dhe ka lidhje me sigurinë. Që prej 24 orësh, pas ngjarjeve të Stambollit, aeroporti i Tiranës ishte vendosur në masa sigurie të shtuara. Policë dhe forca speciale u shfaqën në TV duke bërë kontrolle dhe duke vonuar pasagjerët, ndërkohë që “hajdutët” nuk i shqetësoi askush. Imagjino, hajdutët hynë deri në pistë, pa i ndaluar askush dhe pa i shqetësuar njeri.
Nëse ata do të kishin pasur objektiv jo lekët, por aktet e terrorit, mund të bënin ç’të donin. Mund të merrnin peng një apo më shumë avionë; mund të hidhnin në erë një a dy prej tyre, madje mund të merrnin peng edhe vetë kryeministrin bashkë me delegacionin e tij sikur të ndodhej atë moment aty. Pra, masat kundërterror nuk patën asnjë vlerë, madje e nxorën gjithë planin e tyre në një situatë komike. Në këtë rast, ose e gjithë struktura ishte e paaftë, ose ajo e dinte se ata që do të hynin aty ishin thjesht hajdutë dhe nuk kishin punë me terrorizmin.
Pra, do të merrnin atë që u ishte caktuar të merrnin dhe do të iknin. Kjo duhet hetuar seriozisht, sepse realisht kërcënon thellë sigurinë e vendit. Një vend që nuk mund të ruajë dot pistën e aeroportit qendror, s’mund të jetë i aftë t’u garantojë siguri qytetarëve të tij. E dyta, të gjitha strukturat kanë falimentuar ose kanë bërë sikur kanë falimentuar. Ekipi i sigurisë privat, që shoqëronte paratë, dështoi; ekipi i sigurisë së aeroportit, që është gjithnjë aty, nuk pa gjë dhe dështoi; ekipet e gjithë llojeve të policisë, që nga ajo e rendit e deri te rrugorja, po ashtu dështuan. Kush e njeh atë zonë, mund të qeshë me vete me shpjegimet e dhëna. Hajdutët kanë grabitur në pistë, pastaj kanë ecur disa kilometra nëpër një rrugë të ngushtë drejt Fushë-Krujës. Mjaftonte një radio policie ose një celular, që patrullat e policisë që qëndrojnë në kryqëzimin e rrugës Vorë – Fushë Krujë, aty ku del rruga e Rinasit, të vendosnin makinën e tyre në mes të rrugës dhe asnjë automjet të mos ecte më dot. Ndryshe nga rastet e tjera, zona rreth aeroportit është bosh dhe çdo helikopter mund të shihte me qartësi atë që ndodhte. Nuk veproi asnjë dhe hajdutët ikën, siç kanë ikur rëndom në këta 18 muajt e fundit. Me disa miliona euro me vete dhe me një tallje e përqeshje të shtetit që ditën që kishte marrë masat për një siguri maksimale, nuk “ruajti” dot as tre veta.
Që hynë, e vodhën dhe pastaj ikën. Natyrisht që paratë e vjedhura i paguan kompania ndërkombëtare e sigurimit, por ato i gëzon me siguri ndonjë prej njerëzve, ose njerëzit që zyrtarisht kanë qenë të ngarkuar për t’i mbrojtur. Asnjë shpjegim tjetër nuk mund të ketë një histori e përsëritur, ku shqiptarët, përveçse i vjedhin, duan t’i bindin që janë edhe budallenj për të besuar versionin e “grabitjes me dhunë”!

Previous Post

Fier, shpërthen bombola e gazit, lokali përfshihet nga flakët

Next Post

Super makina pa drejtues shkakton aksidentin e parë

admin

admin

Next Post
Super makina pa drejtues shkakton aksidentin e parë

Super makina pa drejtues shkakton aksidentin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.