Skandali i blerjes së një foto të Edi Ramës me presidentin amerikan Barack Obama ka pasur jehonën e vetë edhe në mediat amerikane.
Radioja e New Jersey-t ka publikuar në faqen e saj on-line, informacionin për donacionet e ish-kreut të opozitës shqiptare, Edi Rama, për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit amerikan Barck Obama.
“Një shofer limuzine i Bergen County ka pranuar se ka kaluar në mënyrë të paligjshme $ 80,000 nga lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Barak Obama. Bilal Shehu, një 48-vjeçar shqiptar me nënshtetësi amerikane u deklarua fajtor të mërkurën për vetëdije dhe kryerjen qëllimisht të kontributeve dhe donacioneve të huaja. Ai rrezikon të dënohet deri në pesë vite burg”, shkruan Radioja e New Jersey-t.
Sipas kësaj radioje, është e paligjshme për fushata politike në SHBA që kandidatët të pranojnë donacione nga burime të huaja.












