Shkon në 41 persona numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit, mbrëmjen e së martës, 28 qershor 2016. Nga shpërthimet kamikaze kanë mbetur të plagosur mbi 239 persona të tjerë.
Zyrtarët thanë se në mesin e të vrarëve janë 13 shtetas të huaj, 3 prej tyre me kombësi të dyfishtë. Nga viktimat me kombësi të huaj,5 janë nga Arabia Saudite, 2 nga Iraku,1 nga Kina, 1 nga Jordania, 1 nga Tunizia, 1 nga Uzbekistani, 1 nga Irani dhe 1 nga Ukraina.












