Komisariati i policisë së Rinasit ka ndërmarrë një kontroll të thellë përgjatë ambienteve të aeroportit “Nënë Tereza” fill pas shpërthimeve në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit”.

Në fotot e publikuara marrë nga tch shihen trupa policore dhe qenë antieksplozivë që qarkullojën në ambientet e aeroportit.

“Turkish Airlines” që u nis nga “Rinasi” si çdo mbrëmje drejt Aeroportit “Ataturk” të Stambollit u ul në vetëm pak çaste pas shpërthimit atje në orën 23:12 sipas orës lokale të së martës.

Në këtë avion ishte edhe një delegacion i qeverisë shqiptare, pjesë e të cilit kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, të cilët do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Ankara të mërkurën.











