Te Stoke City “çmenden” pas yllit kosovar Xherdan Shaqiri.
Pas golit sensacional për Zvicrën ndaj Polonisë, tifozët anglezë mezi po presin që ta shohin Shaqirin nën fanellën bardhekuqe në edicionin e ri. Një gjë të tillë e vërteton më së miri edhe një flamur special i përgatitur nga një tifoz, përcjellë “Lajmi.net”. “Xherdan Shaqiri, Lionel Messi i Stoke Cityt”, thuhet aty, ku pos emrit të kosovarit figurojnë edhe dy fanellat e tij, ajo e klubit anglez dhe tjetra e Zvicrës. Shaqiri pritet të jetë futbollisti kryesor i Stoke Cityt këtë sezon.












