Me përfundimin e kampionatit evropian për Kombëtaren Shqiptare, Xhani De Biazi duket se do të largohet përfundimisht nga kuqezinjtë. Italiani që është përfolur për të marrë drejtimin e Kombëtares së vendit të tij, tanimë është vetëofruar për të drejtuar Kombëtaren e Anglisë, pas largimit të Hoxhson.
“Është një mundësi e hapur që të marr drejtimin e Anglisë. Nuk e di sa do realizohet, por si mundësi ekziston”, ka thënë De Biazi për “Radio 1 Rai”.











