Rrëmbyesi i anijes shqiptare të peshkimit u arrestua sot në Aleksandri nga policia egjiptiane.
Adel Salam u prangos sot në drekë me akuzën e rrëmbimit të anijes së peshkimit “Çelepia2” dhe dy marinarëve shqiptarë.
Ende nuk ka asnjë njoftim në lidhje me fatin e dy marinarëve shqiptarë, njeri prej të cilëve kapiteni i saj.
Salam nuk ka arritur të marrë as 70 mijë euro dhe as të djegë anijen sic kishte premtuar në castet e para të rrëmbimit.












