“Sot është dita e fundit të më sjellësh se deri në orën 20:0070 mijë euro. Do djeg barkën, do t;i ve zjarrin, po nuk mi dërgove në këto numra llogarie!”. Kjo është një prej dhjetëra thirrjeve telefonike që i bën në ëhatsapp pengmarrësi Adel Salam, marinari egjiptian, pronarit të barkës Çelepia 2. Në mënyrë demonstrative ai ka djegur diçka brenda anijes si paralajmërim se nëse nuk dërgon shumën e kërkuar do të djegë tërë anijen. Në audio dëgjohet edhe zëri i marinarit Mema që lutet për ndihmë pasi barka ndodhet në mes të detit.











