Thellohet edhe më tepër skandali i dhunës që ka ushtruar Anjeza Shabani ndaj fëmijëve në kopshtin “Diren” e drejtuar nga ajo. Ndaj Anjeza Shabanit (Husha) ka mbëriturr edhe një kallzim tjetër penal. Këtë herë e kanë denoncuar prindërit e një 6 vjeçareje. Policia kë njoftuar sot se Anjeza ka ushtruar ndaj vajzës 6 vjeçare dhunë fizike dhe psikologjike.
Ja kallzimi i bërë nga pirindërit e 6 vjeçares
Më datë 23.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen e arrestuar Anjeza Husha, vjeç 33, banuese në Tiranë, administratore e një kopshti privat në Sauk, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të miturës vjeç 6, banuese në Tiranë. Nenet 248 dhe 124/b të Kodit Penal.











