Foto ilustruese
Policia gjeti dy parcela me kanabis vetëm 7 kilometra nga Ministria e Brendshme.
Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 4, gjatë kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Domje, në vendin e njohur si “Kodër Domje”, kanë evidentuar dhe asgjesuar 1436 bimë të dyshuara narkotike.
Bimët ishin kultivuar në dy parcela pranë njëra-tjetrës.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.











