Deputeti Përparim Spahiu mund të ndëshkohet për deklaratën e tij nga partia e vet.
News 24 duke iu referuar burimeve të saj brenda LSI transmeton se qëndrimi i deputeti t është personal dhe nuk përfaqëson atë të LSI. Javën që vjen pritet të mblidhet grupi dhe të shqyrtojë deklaratën e Spahiut. Sipas të njëjtit burim brenda LSI thuhet se deputeti do të ndëshkohet deri në përjashtim.
Spahiu lajmëroi dje nëpërmjet rrjeteve sociale se nuk ishte gati të votojë ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, duke paralajmëruar qëndrimin kundër ndaj monitorimit të vetingut prej ndërkombëtarëve, BE e SHBA.











