Tetë vetura u përplasën njëra me tjetrën në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të trafikut të rënduar dhe mosrespektimit të distancës së sigurisë.
Aksidenti ndodhi në zonën e Vorës, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm materiale, njofton policia.
Që prej mëngjesit të sotëm trafiku në autostradë është i rënduar për shkak të fluksit të pushuesve që shkojnë në drejtim të Durrësit. Autostrada Tiranë-Durrës është jashtë standarteve për të mbajtur një qarkullim të madh sidomos në verë. Ajo u ndërtuar në pjesën më të madhe në vitin 2000-2001 por jashtë kritereve teknike. Cdo 2-3 vjet ajo ristrukturohet por pa e zgjedhur problemin.












