Në mes të qytetit Pfaffenhofen të Bavarisë në Gjermani është ngritur monumenti kushtuar nobelistes shqiptare “Nënë Tereza”.
Vendosja e shtatores është shoqëruar me një koncert festiv, çka ka sjellë edhe vëmendjen e medieve gjermane.
TV gjerman ARD i ka kushtuar një reportazh rastin, ndërsa përmend faktin se në përurimin e shtatores morën pjesë klerikë nga të gjitha komunitetet fetare, myslimane, katolike dhe ortodokse nga Shqipëria dhe Kosova.











