Një 15 vjecar nga fshati Beline i Fierit është mbytur në lumin Seman. Ai quhet Klevis Gremi dhe kishte shkuar me shoke për tu larë. 15 vjecari është nxjerë nga lumi me ndihmën e shokëve në gjendje shoku, dhe pse u dërgua urgjent në spital nuk mundi të shpetojë. Mjekët thanë se ai kishte vdekur rrugës. Policia e Fierit mori në pyetje shokët e viktimës për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











