Nën moton “Mos ma prek Valbonën” sot u zhvillua një protestë përpara Ministrisë së Energjetikës dhe kryeministrisë nga Shoqata e Akomodimit Valbonë.
Kjo protestë u zhvillua kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Parkun Kombëtarë të Valbonës dhe ndërtimit në mënyrë të pakontrolluar të hidrocentraleve në të gjithë Shqipërinë.
Kjo është protesta e dytë e organizuar në fushatën për mbrojtjen e Valbonës dhe do ketë fokus kryesor tërheqjen e vëmendjes për mungesën e koherencës së qeverisjes në vend.
Banorët e kësaj zone kundërshtojnë ndërtimin e tre hidrocentraleve për tre arsye kryesore: Aspektin mjedisor, nivelin ekonomik dhe shmangien e legjislacionit shqiptar.












