Mungesa e dritave tashti në sezonin turistik, për zonën e Vlorës, kjo edhe për shkak të një “investimi” të OSHEE, është kthyer në objekt zemërimi, por edhe ironie e tallje.
Në rrjetet sociale qarkullon një video disasekondëshe, që tregon në një mënyrë ‘origjinale” mungesën e dritave për sezonin turistik në zonën e Vlorës…
Pikërisht këtë video, ka zgjedhur Nisma #Thurje, për të shpallur një konkurs interesant
“Sa gjeneratorë janë në këtë video të bërë sot në Rradhimë? Kush e gjen fiton një pako me qirinj.
Leli dhe Rama thonë që ky është një lloj i veçantë turizmi. Nuk mban mend kënaqësinë por vuajtjet…”, shkruan Nisma #Thurje.











