Një vajzë shqiptare e cituar nga mediat italiane me pseudonimin Xhesi ka treguar se babai i saj 45-vjeçar ka abuzuar me të seksualisht për 10 vjet rresht.
“Nëse i thua dikujt do të vras motrën, mamanë dhe më pas edhe veten” e kërcënonte sa herë e dhunonte të bijën, shkruan “Il Messagero”.
Babai 45-vjeçar jeton në Vallesina të Italisë dhe dyshohet se ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me vajzën që kur ajo ishte 8-vjeçe.
Ndërsa u zhvillua gjyqi 45 vjecari akuzohet edhe nga një shoqe e Xhesit, se kur ajo ishte e mitur, gjatë një udhëtimi në plazh, 45-vjeçari shqiptar e ka ngacmuar seksualisht.
Prokurorja kërkoi 21 vite burgim për babanë shqiptar të Xhesit, të reduktuar në 14 vite, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar.












