Egjiptiani Adel Mohamed Salam e kishte planifikuar në detaje rrëmbimin e pershkarexhës “Çelepia 2”. Marinari i punësuar në flotën e peshkimit dyshohet se u ka hedhur ilaç gjumi në ushqim dy shqiptarëve që ishin me të në anije. Luan Mema dhe kapiteni Dhimitër Malja e kanë gjetur veten të lidhur me zinxhirë kur janë zgjuar në ujërat ndërkombëtare. Anija ka përfunduar më pas drejt portit të Aleksandrisë në Egjipt.
30-vjeçari egjiptian kërkon 70 mijë euro për të liruar dy shqiptarët dhe për të kthyer anijen. Ai thotë se pronari i peshkarexhës ka disa muaj që nuk i ka dhënë pagën dhe se akti i tij është në shenjë revolte ndaj punës së papaguar. Ai e ka rrëmbyer anijen 5 ditë më parë, por lajmi u bë i ditur vetëm ditën e djeshme.











