Djemtë e Kombëtares janë në fluturim e sipër në drejtim të Tiranës. Foto e mësipërme tregon atmosferën e tyre në carterin e udhëtimit.
Ndërkohë policia ka vendosur të mbyllë rrugën Rinas-Tiranë në orën 3 të pasdites. Rruga është veshur me flamuj. Kombëtarja me të arritur në Tiranë do të marrë celësin e qytetit në Bashkinë e Tiranës dhe më pas do të aplikojnë për pasaportë diplomatike në ministrinë e Jashtme. Më pas do i drejtohen kryeministrisë “për të falënderuar”kryeministrin për bluzat duke përfunduar në fan zone në një autobus të zbuluar.











