Aktivistët pro Bashkimit Europian kanë lyer fytyrat e tyre me ngjyrat e flamurit të BE-së dhe atij britanik dhe janë puthur në mënyrë simbolike, për të apeluar që Britania e Madhe të mos largohet nga Unioni.

Ata valëvisnin banera me shkrimin “Zgjidh dashurinë, voto për qëndrimin”.
Një puthje u bë edhe në Berlin, nga një burrë dhe grua të cilët kishin pikturuar fytyrat e tyre me ngjyrat e flamujve të BE dhe britanikë, ndërsa në dorë mbanin një baner ku shkruhej “Dashuria jonë për Britaninë e Madhe”.












