Debati për dhunën në çerdhet e kopshtet e fëmijëve ka qenë objekt i debatit të emisionit “opinion” në TV “Klan”.
I ftuar ka qenë edhe Gentian Zeneli, një nga moderatorët e emisionit “Stop”, i cili denoncoi dhunën ndaj fëmijës 3-vjeçar.
Gentiani solli edhe një dëshmi nga përvoja e tij personale, sipas së cilës fëmija i tij, 17-muajsh ishte keqtrajtuar psikologjikisht në një çerdhe, duke u mbyllur në tualet, si masë ndëshkimore.











