Autoritetet kanë mundur të lokalizojnë anijet e peshkimit që kanë humbur kontaktet me Kapitenerinë e Durrësit që prej ditës së djeshme. Kapiteneria e Portit të Durrësit ka njoftuar se janë gjetur anijet që u raportuan të zhdukura.
Bëhet fjalë për anijet me emrat ‘Çelepia’ dhe ‘Qamili’ janë të flotës së peshkimit të Durrësit. Ato kanë qenë me ekuipazh të plotë me nga 3, 4 persona brenda të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy peshkarexhat kanë pasur probleme me radiot ndaj edhe nuk kanë arritur të komunikonë dot me Kapeitenerine Durrës.











