Tritoli që shpërtheu gjatë natës tek Fusha e Aviacionit në Tiranë ka dëmtuar makinë e gazetarit Florian Papadhimitri.

Sipas njoftimit të policisë u dëmtua makina tip Chevrolet me targa TR 9562 L që i përket shtetasit F.L, i cili u mësua se është gazetari i ekonomisë.
Papadhimtri ka dëshmuar në polici se nuk ka pasur asnjë problem apo kërcënim të mëparshëm.
Floriani ka punuar si gazetar i ekonomisë në disa media si gazeta Shekulli, televizionet Top-Channel, Alsat etj.











