Policia arreston 43-vjeçarin e shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim narkotikësh”. Në pranga ka rënë shtetasi Robert Myftari, 43 vjeç, banues në Vlorë.
Ai ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 10 nëntor 2015, ku në vendin e quajtur “Cekodhima”, me ndihmën e një mjeti lundrues “gomone” ka tentuar të trafikojë një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike prej 808 kg të llojit kanabis sativa, në drejtim të shtetit Italian.
Kapja e këtij personi u bë në banesën e tij në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.












