Një shpërthim eksplozivi ndodhi gjatë natës në zonën e njohur si “Fusha e Aviacionit” në Tiranë. Policia njofton zyrtarisht se sot, “rreth orës 03:00, në rrugën “Artan Lenja”, në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”, ka patur një shpërthim, dyshohet me lëndë plasëse”.
Nga hetimet e para raportohet se sipasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale. Njëkohësisht është dëmtuar lehtë në parakolp, automjeti tip “Chervolet”, në pronësi të shtetasit F. P., 34 vjeç.











