• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VLERËSIMI/ Ja notat për çdo kuqezi në fitoren e mbrëmshme historike ndaj Rumanisë

admin by admin
20 June, 2016
in Sport
0
VLERËSIMI/ Ja notat për çdo kuqezi në fitoren e mbrëmshme historike ndaj Rumanisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Sadiku mbetet lojtari më i vlerësuar pas ndeshjes me Rumaninë me notën dhjetë. Goli i sulmuesit i dha fitoren një natë më parë Shqipërisë në ndeshjen e fundit për Grupin B në finalet e një Europiani, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në 1/8-at.
Pas tij vjen trajnerin Xhani De Biazi me notën 9, ndërsa Ledian Memushaj plotëson numrin e tre më të vlerësuarve me notën 8,5.

Berisha 7
– Fantastik tek ajo kthesë e pamëshirshme e Stançiut. Sa për të tjerat mendon mbrojtja dhe Abrashi që kundërshtarët t’i dërgojnë gjuajtjet në tribunë, e megjithatë Titi ishte në lartësinë e kësaj mbrëmjeje magjike.

Hysaj 7,5
– Klas i pafundmë i një shkodrani që e dashuron futbollin. I kujdesshëm në krahun e tij duke u bërë të qartë rumunëve se aty nuk kalohet. Më pas merr iniciativa edhe në sulm, por mbi të gjitha nuk zhbalancohet asnjëherë ky njeri. Fantastik!

Ajeti 8
– Dakord, mund ta ekzagjerojmë pak, por nuk është rastësi të shkëlqesh dy ndeshje në Europian. De Biazi i beson vendin e Canës dhe ai nuk zhgënjen. Presing i lartë, bërryla pa fund për rivalët dhe dalje të shkëlqyera në sulm. Gjeneral në prapavijë.

Mavraj 7,5
– Saktësi prej kirurgu dhe qetësi prej veterani. Është ai njeriu që kur të gjithë kthejnë kokën pas i bën të marrin frymë lirisht. I pakalueshëm në markimet një për një dhe i frikshëm në duelet në ajër. Ndoshta meriton pak më shumë se sa Këlnin klasi i tij.

Agolli 7,5
– Kapiten dinjitoz në fushë. Mbron, sulmon dhe orienton prapavijën ashtu siç i takon një veterani. Nuk stonon deri në sekondën e fundit dhe i jep një leksion Lenjanit se një ndeshje nuk fitohet me egoizëm dhe dribling, por me disiplinë dhe gjakftohtësi.

Lila 7,5
– Gjysmë note me hatër për zemrën që vë në fushë. Mbron si i çmendur në krahun e tij dhe është gati të lërë këmbët në fushë që rumunët të mos kalojnë. Fiton faulle dhe kombinon mirë me Hysajn në fazën sulmuese, edhe pse ato nuk janë specialiteti i tij. Konstant.

Basha 7
– Qartazi nuk është ai i kohëve të arta, por mban mirë aty para mbrojtjes. Vertikalizimet i ka me pikatore në 30 minutat e para, por më pas ia del që të çlirohet nga “kafazi” ku e fusnin hera-herës rumunët dhe e ndihmon më shumë skuadrën. Bie disi në pjesën e dytë.

Abrashi 8
– E pabesueshme se çfarë bën ky njeri. Askush nuk vrapon si ai. Shkel çdo centimetër në fushë dhe ndihmon çdo kuqezi që është në vështirësi. Aq shumë presing bëri sa në momente të caktuara edhe vetë “bijtë e Drakulës” menduan se ai nuk ishte human, por një hije që i shoqëronte kudo. Fantastik!

Memushaj 8,5
– Quajeni “vlonjati magjik”. I bën të gjitha: asist, presing, dribling dhe faulle të fituar… Monumental! Po, ishte ai gjenerali i armatës që fitoi atë betejë epike kundër rumunëve. I vetmi që i jepte frymëmarrje Shqipërisë, i vetmi që kërkoi me ngulm edhe golin e dytë.

Lenjani 6,5
– Për të mos e prishur festën, nuk po ia ulim gjysmë note. I pabesueshëm rasti që humbi me portën bosh (edhe pse anësoi ngriti flamurin…). Më pas nervozohet dhe e tepron me egoizmin në fushë duke mos pasuar në momente vendimtare.

Sadiku 10
– Si numri që mban në fanellë. Gjysmë rasti për gol dhe ai e dërgon në rrjetë. Kundër kujt? Kundër atyre që pësuan vetëm 2 gola në eliminatore dhe barazuan me Zvicrën. Vrapon si i çmendur, shtyn, shkelmon, çorienton rivalët dhe shënon. I pari gol në një Europian. Po, tani u bë i përjetshëm!

Roshi 7
– Sprinte pa fund për aq minuta sa është. Si rrallëherë, më shumë luan me tru sesa me këmbët e tij të shpejta. Fiton kohë sa herë ka topin, u ikën kundërshtarëve si të ketë dëshirë dhe në fund i jep një ndihmë të madhe skuadrës edhe pse në të majtë.

Balaj 7
– Nuk mund të ikte nga ky Europian pa luajtur disa minuta. Qoftë edhe për atë gol magjik ndaj Portugalisë. E bën mirë rolin e “pykës” në sulm duke fituar hapësira dhe duke e mbajtur mbrojtjen rumune në presion.

Cana 7
– Jo për paraqitjen që bën dhe për topat e rrezikshëm që largoi në ato pak minuta, por për faktin se tregoi se është një kapiten europian. Ndoshta çdo futbollist tjetër që do kish 94 ndeshje mbi shpinë do kish dashur ta niste titullar, por Loriku e pranoi edhe stolin.

De Biasi 9
– La Canën në stol, nuk kish as beniaminin e tij, Kukelin, në fushë e megjithatë fitoi një ndeshje historike. Skuadra është e disiplinuar në fushë dhe e shkurtër, duke mos i lënë mundësi teknikës së lartë rumune që të vallëzojë si dikur kur na masakronin 6-1. Shqipëria e fiton me katër mbrojtës të deklaruar, me dy mbrojtës të tjerë të transformuar si mesfushorë (Lila e Lenjani) me dy shkatërrues si Abrashi e Basha, me një fantazist që sapo ka lënë Serinë B (Memushaj) dhe me një sulmues si Sadiku që nuk luan as te Reali dhe as te Bajerni, por te Lugano. Kjo është Shqipëria e De Biazit.

Previous Post

Mazhoranca humbet votën e “Kaubojsit”: Ja pse nuk e votoj reformën në drejtësi

Next Post

FOTO/ Tiranë, autobusi përplas të riun me biçikletë

admin

admin

Next Post
FOTO/ Tiranë, autobusi përplas të riun me biçikletë

FOTO/ Tiranë, autobusi përplas të riun me biçikletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.