UEFA ka uruar në shqip fitoren e Shqipërisë mbrëmjen e së dielës dhe ka shpallur edhe lojtarin më të mirë të ndeshjes. Arlind Ajeti është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA.

Vendimi i “qeverisë së futbollit europian” erdhi pas fitores së Shqipërisë mbrëmjen e së dielës. Sipas përshkrimit që i bën mbrojtësit, UEFA shkruan se “Ajeti është mjaft i përqendruar në pozicionin e tij duke siguruar fitoren e parë për vendin e tij në një eveniment kaq madhor. Ndërhyrjet e Ajetit ishin vendimtare për ruajtjen e avantazhit të Shqipërisë, sqaron më tej UEFA, duke vlerësuar mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare.












