Qeveria Shqiptare ka vendosur të shpërblejë djemtë e kombëtares pas fitores së djeshme ndaj Rumanisë në Euro 2016. Këshilli i Ministrave ka vendosur që të akordojë 1 milionë Euro shpërblim për ekipin kuqezi pas fitores mbrëmë në ndeshjen e fundit të Grupit A në Kampionatin Europian. Sipas vendimit të publikuar nga zyra e shtypit e kryeministrisë, qeveria këto lekë do ti japi nga fondi rezervë, i vili është miratuar një shtesë në buxhetin e vitit 2016 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që do të përdoret për shpërblimet e ekipit Kombëtar të Futbollit.












