Vetëk pak javë më pasë pasi prokuroria pushoi akuzat ndaj tij, Vladimir Gjuta është ka rënë sërish në prangat e policisë, 36-vjeçari mësohet se është arrestuar pasi ushtroi dhunë ndaj të babait të tij.
“Duke shkuar në banesën e të atit, shtetasi Vladimir Gjuta ka shkelur vendimin e datës 22.04.2016 të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, ku për këtë shtetas është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në shtepi”, thuhet ne njoftimin e policise.
Gjuta akuzohej për tritolin e vendosur tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Por prokuroria tha se nuk ka asnjë provë ndaj tij prandaj në fund të muajit prill kërkoi lirimin nga burgu.












