Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor që të çon për në Hanin e Hotit.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se automjeti me të cilin udhëtonin 4 pjesëtarët e familjes Orteku, ka dalë nga rruga dhe dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën ka qenë duke udhëtuar drejtuesi i automjetit dhe prerja e rrugës nga një motor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Mësohet se 2 nga 4 të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që policia vijon hetimet.












