Një burrë shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjermani, në një kamp azilkërkuesish.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë, por Policia ka arrestuar autorin. Ai është Nerim Çiba 40 vjeç, person me precedentë të mëparshëm penalë.
Mësohet se viktima është Arjana Çiba 35 vjeç, bashkëshortja e tij. Sipas burimeve, familja Çiba kishte një vit që ishte vendosur në Gjermani dhe kërkonte azil.











