Duket se policia franceze është e magjepsur pas tifozërisë së Kombëtares Shqiptare.

Në ndeshjen kundër Zvicrës ata u fotografuan duke bërë me duart e tyre simbolin e shqiponjës dykrenare, e këtë radhë një police shihet teksa patrullon në rrugët e Lionit ku do të zhvillohet ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Ajo nuk i ka rezistuar dot atmosferës dhe shpalosjes së një flamuri gjigant të shqipërisë dhe ka filmuar disa imazhe që vinin nga kjo atmosferë.











