Dy vëllezër janë plagosur pasi mjeti me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vëndin e quajtur Shtoj i Ri.
Si pasojë u plagos drejtuesi i mjetit Z.O dhe vëllai i tij, i cili ishte pasagjer në makinë Xh. O 16 vjeç. “Rreth orës 11:40 në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vëndin e quajtur Shtoj i Ri, ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 MK. Menjëherë në vendngjarje kanë mbritur shërbimet e Policisë. Janë transportuar për në spitalin e Shkodrës, drejtuesi i mjetit shtetasi Z. O, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pasagjer vëllai i tij Xh.O, 16 vjeç, banues në fshatin Theth Shkodër i cili ndodhet në gjëndje të rendë për jetën”
, sqaron policia. Po kryhen veprimet nga grupi hetimor për të zbardhur shkakun e daljes nga rruga.
Per me shume mund te lexoni:
Shkodër, makina del nga rruga plagosen 4 pjesëtarë të së njëjtës familje
/web/Shkoder_makina_del_nga_rruga_plagosen_4_pjesetare_te_se_njejtes_familje_20848_1.php











