Ashpër ka reaguar edhe ish kryeministri Berisha për skandalin e nxjerrjes së testit të maturës nga ana e drejtuesve të arsimit një ditë para se të dilte testi. Vetëm disa orë pas publikimit të variantit A është publikuar edhe variant B ndërsa nxënësit ishin ende në provim. Berisha e ka quajtur këtë një turp kombëetar: “Nje turp kombetar! Horrat e shtetit nxjerrin ne treg, nje dite perpara, testin e matematikes si kurre ndonjehere ne historine e ketij shteti”, shkruan Berisha.












