Ministria e Arsimit është detyruar të pranojë sot se testet e matematikës për Maturën 2016 kanë dalë dhe janë publikuar para përfundimit zyrtar të provimit. Edhe nga mediat është konfirmuar se të dy testet e provimit të matematikës janë publikuar perpara se te mbaroj zyrtarisht provimi. Sipas MASH njëri prej testeve është nxjerrë nga një shkollë në Librazhd dhe bëhet fjalë për variantin B të provimit.











