UEFA publikon një video reportazh emocionues të Danielit, një tifoz shqiptar, emigrant i cili udhëton drejt Lensit për të parë ndeshjen e kombëtares kundër Zvicrës.
“Është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në Kampionatin Europian dhe shkuarja në Francë është momenti më i bukur që më ka ndodhur ndonjëherë. Mezi po pres të shkoj”
thotë ai.
Më pas vjen momenti kur djaloshi përmes skajp i tregon surprizën të atit se i kishte blerë dhe atij një biletë.


“Babai im gjithmonë ka parë në televizor ndeshjet e kombëtarës. Shkuarja në Lens për ta parë nga stadiumi ndeshjen do të jetë emocioni më i madh”
Në Lens atmosfera është e mrekullueshme.




“Endrra u bë realitet”
thotë i ati tepër i emocionuar

Më 11 qershor Shqipëria humbi dhe Zvicra shënoi një gol, megjithatë momentet që kanë përjetuar në stadium janë të paharrueshme.














