Autori i plagosjeve më armë zjarri sot në Kavajë është ish-drejtori i Zyrës së Punës Saimir Kurti i cili ka plagosur mesditën e sotme 3 persona përpara zyrës së bashkisë së këtij qyteti.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje mësohet se është identifikuar si Saimir Kurti. Ku i fundit është zënë fillimisht me Eqerem Kazazin dhe më pas edhe me dy persona të tjerë, të identifikuar si: Irkid Kazazi dhe Dritan Xhixha te cilet kane mbetur te palgosur.











