Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ndoqi “live” nga stadiumi i Velodromit në Marsejë, sfidën kundër Francës.
Në “Facebook”, kreu i shtetit shqiptar ka publikuar edhe një foto me homologun e tij Hollande duke shkëmbyer edhe fanellat e dy kombëtareve.
Këto momente, përveç fotografive, Presidenti Nishani i shoqëron edhe me një shënim.
“Sonte me Presidentin e Francës, François Hollande. Urojmë spektakël dhe kënaqësi. Suksese Shqipe!” shkruan Nishani.












