Ka shkuar në tre numri i viktimave të autobusit që u dogj në Krujë. Dy gra që po kuroheshin në një spital në Athinë ndërruan jetë pas plagëve të rënda të djegies.
Lajmi është bërë i ditur nga kisha ortodokse e Vlorës e cila po ndiqte kurimin e dy grave.
“Me dhimbje të madhe, ju njoftojmë se ndërruan jetë edhe dy, nga besimtaret që ndodheshin në autobuzin që u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës, zonjat Viktoria Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj. Ju ftojmë në lutje që Perëndia t’i prehë shpirtrat e tyre nę paqe dhe familjarëve tu japë forcë e ngushëllim. I përjetshëm kujtimi i tyre!”, njofton kisha.
Nje autobus me besimtare ortodokse nga Vlora mori flake ne Kruje me 27 maj. Nje grua humbi jeten ne vend ndersa dhejtra te tjere u plagosen rende nga zjarri.












