• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FARUK KABA/Pse nuk behet rruga Arberit

admin by admin
15 June, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
FARUK KABA/Pse nuk behet rruga Arberit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E dëgjova intervistën e ministrit Haxhinasto në parlament për rrugën e Arbërit. Një turp i vërtetë. Mbeta i shokuar! Vetëm kjo intervistë do të mjaftonte për të dhënë dorëheqjen. Mbushur me gënjeshtra dhe me elementë, që tregojnë se është ose gënjeshtar ose krejt i paaftë dhe i papërgjegjshëm. Këtë e them me kompetencë të plotë, pasi pretendoj se e njoh më mirë se kushdo ecurinë dhe zhvillimin e kësaj vepre të rëndësishme të infrastrukturës.

Po i rendis kronologjikisht faktet:

– Ministri tha se rruga është filluar në vitin 2008. Në të vërtetë është që në vitin 2003, kur wshtw shpallur dhe realizuar studimi i fizibilitetit. Madje deri në 2008 ishin realizuar disa punime dhe përfunduar seksioni Bulqizë – Ura Cerenecit. Nuk mund të themi se nuk ka rëndësi, sepse ai është minister dhe nuk mund të dalë para parlamentit dhe në media dhe të thotë pasaktësira të tilla.

– Ministri tha se rruga shkurton 50 kilometra. Edhe kjo nuk është aspak e vërtetë, se rruga shkurton 81 kilometra fizike. Edhe nëse nuk e di zoti Ministër duhej t’ja kishin thënë ekspertët e tij. Madje, në një tregues, që perdoret rëndom në inxhinieri, që quhet gjatësia virtuale dhe që është gjatësia e vërtetë e shkurtuar, ky shkurtim është më shumë se 100 kilometra. Edhje kjo është një pavërtetësi nga ana e tij. E konsideroj kështu dhe reflektoj, pasi është ai që më ka pyetur: o Faruk, ç’na duhet kjo rruga e Arbërit? Kujt i hyn në punë? Dhe kë pyeti, mua! Po siç duket, këtë e bën, se thotë me mendjen e tij “se ky milet kaq merr vesh”. Dhe është qesharake, se vetëm para disa muajsh ka deklaruar në televizion, për një investim absurd, sic është rruga Qukës-QafPlloce, kur gënjeu se shkurton 50 minuta (kohë udhëtimi, që do të thotë reth 60-70 kilometra rrugë), kur në fakt atje shkurtimi nuk është veçse 2-3 kilometra. Gënjeu dhe nuk e tha me kilometra se i dilte gënjeshtra, por e tha me kohë udhëtimi. Le ta trajtojmë një herë tjetër.

– Ministri tha se rruga kalon ne kuote 930 metra mbi nivelin e detit (kjo është vetëm një pikë) dhe do të ketë aq e kaq probleme etjer etjer sajesa të pavend. Që kalon në këtë kuota është e vërtetë, por kjo është vetëm një pikë, krejtësisht e evitueshme nga problemet e dimrit. Por, zoti Minister, rruga që ka filluar të investoni Qukës-QafThane, e cila kalon për reth 20 kilometra (jo në një pikë të vetme) në lartësi 1000 metra mbi nivelin e detit dhe në mëse 3 kilometra në lartësi mbi 1250 metra?! Çfar do të ndodhë me atë rrugë? Përse nuk e përmendni këtë fakt? Kjo është katastrofike dhe e turpëshme.

– Ministri gënjeu rëndë kur tha se rruga e Arbërit nuk është planifikuar për 6.5 kilometrat e fundit. Edhe kjo është sarkastike dhe brenda saj ka të vërtetë dhe të pavërtetë. E vërtetë është, që akoma edhe sot pas gati 13 vjetesh, që është realizuar studimi i kësaj vepre, që segmenti nga Ura Cerenecit deri ne kufi në Gjoricë ka mbetur pa hartuar projekt zbatimi, njëkohësiaht planifikimi. Është e pavërtetë, që kjo distancë nuk është 6.5 kilometra, por vetëm 3.7 kilometra dhe kjo për fajin e dikasterit tuaj dhe strukturave që ai drejton.

– Gënjen dhe disinformon kur thotë se 10 kilometra (në fakt janë jo 10 por 13.2 kilometra) nga Ura Vashes deri në Bulqizë të përfunduara. Për këtë e “kapi mat” deputetja Doda, e cila ja tha troç, se ky segment nuk është aspak i përfunduar. Kjo tregon që, ose ai gënjen pa skrupull ose nuk e njh gjendjen. Njëra më keq se tjetra! Në këtë segment është realizuar edhe një çudi tjetër: tuneli i projektuar me gjatësi 890 ml, u shkurtua në reth 350m, dicka e tille, ndoshta nga administrata e mëparshme. Por kjo nuk ka rëndësi, pasi me të u krye një masakër teknike, e cila do të duhej të ndëshkohej në mënyrë shembullore, nëse me të vërtetë pretendohet per seriozitet në këto punë, pasi tani duhet të bëhen ndërhyrje të paimagjinueshme për të mbrojtur segmentin e kthyer në usek. Kush është inxhinier e kupton se çfar duam të themi me këtë.

– Ministri Përmendi edhe një kompani fantazëm shqiptare, që gjoja paska marrë përsipër të ndërtojë rrugën. Unë nuk i besoj, por nëse është e vërtetë, përse nuk e publikon. Format e propozimit janë shumë të qarta: ose me Koncesion ose PPP. Propozuesi duhet të veprojë sipas legjislacionit shqiptar, që sqaron dhe i jep mundësi edhe propozimeve të pakërkuara. Përndryshe dyshojmë se është një aferë korruptive. Apo bën sikur është i impenjuar me këtë projekt?

-Dhe e fundit, Une, personalisht, Faruk Kaba, ideator dhe autor i kësaj rruge, i kam dorëzuar zyrtarisht një propozim konkret shumë realist, për ndërtimin e rrugës, me nje shifër disa herë më të ulët se oferta “cinike” kineze, që sipas Haxhinastos, qenka përsëritur 5 herë. E bëra këtë propozim, pikërisht kur pashë propozimin kinez. Por të dalim tek propozimi im. Ai nuk pati as impenjimin më të vogël, për të urdhëruar specialistët (apo pseudospecialistët) e tij, që ta merrnin në konsideratë dhe të jepnin një përgjigje. Madje kjo duhej të ishte dhe një detyrim shoqëror dhe moral, pasi ai drejton atë dikaster, që quhet Transporti. Por mesa duket atë nuk e ha meraku shumë për këto lloj detyrimesh, se e ka kuptuar se mund të tallet sa të doje me ne dhe këtë popull, që po vuan për dekada nga mungesa e kësaj infrastrukture.

Previous Post

Galdini me juristë amerikanë: Garantoj se opozita është ne krah te SHBA per Reformen ne Drejtesi

Next Post

Zbulohet Ditari i Fatos Nanos për takimin me Z. S. Pëllumbi…

admin

admin

Next Post
Zbulohet Ditari i Fatos Nanos për takimin me Z. S. Pëllumbi…

Zbulohet Ditari i Fatos Nanos për takimin me Z. S. Pëllumbi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.