Elvis Rroshi i ka kaluar netët e para në qelinë VIP në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku më parë kanë qëndruar edhe ish-guvernatori Ardian Fullani, Prokurori i Krujës, Haxhi Giu e ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.
Për “rangun” e qelisë ku është “sistemuar”, Rroshi i ka drejtuar familjarëve disa porosi edhe të “rangut” që përfaqëson. Konkretisht, porositë e Rroshit drejtuar familjes kanë qenë për rroba, xhel flokësh, shampo e pastë rroje.
Ndërsa mësohet gjithashtu se familjarët i kanë sjellë ushqime kryebashkiakut Rroshit.











