• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ditari i Servet Pëllumbit: 1992, Fatos Nano, pijanec dhe i lidhur me të djathtën!

admin by admin
15 June, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Ditari i Servet Pëllumbit: 1992, Fatos Nano, pijanec dhe i lidhur me të djathtën!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm një ditë pasi Fatos Nano publikoi një letër për socialistët dhe akuzon Rilindjen për rrënimin e partisë, Servet Pëllumbi ka publikuar pjesë të ditarit të tij që e nxjerrin Fatos Nanon si pijanec, dembel dhe i pasinqertë. Në një moment Servet Pëllumbi ofron të dhëna që sipas tij vetë Nano ishte i përfshirë në një komplot i cili forconte të djathtën në pushtet dhe dobësonte socialistët.

Ngjarjet janë vendosur në vitin 1991, 1992 atëherë kur politika shqiptare ishte shuam e tensionuar dhe Pëllumbi ishte nënkryetar i PS.

Pjesë nga ditari janë publikuar sot në Panorama, copa prej së cilës janë në vijim.

Është fakt që Nano ishte i presionuar nga brenda PS pas humbjes së saj në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Kishte zëra që ai do të shkarkohej si kryetar por hyrja e tij në burg bëri që socialistët të ndryshonin mendje.

VITI 1992

E DIEL, 8 DHJETOR 1992

Nga ora 13:00-15:00 pata një bisedë kokë më kokë me F. Nanon, në të cilën shtrova tri shqetësime që më mundojnë prej kohësh, aq sa kam menduar edhe të jap dorëheqje nga posti që kam në parti si zëvendës i kryetarit.

Në ditar, në datën 12 shtator, kam shënuar këtë formulë: I pakënaqur nga puna ime në Kryesinë e PS-së dhe nga pamundësia për të bërë më tepër, i kërkoj asaj Kryesie të pranojë dorëheqjen time. Cilat janë tri shqetësimet e mia që i shtrova sot kryetarit?

1. Mungesa e një angazhimi serioz nga ana e tij në punën për drejtimin e partisë. “Mungoni me ditë të tëra, në momentet më kritike ju “sëmureni”. Shkoni dhe rrini shpesh jashtë shtetit, pse nuk sëmureni në këtë rast? Mund të angazhoheshit, siç kemi biseduar për një program alternativ të reformës ekonomike (si ekonomistë që jini), por asgjë nuk kini bërë, asnjë trajtim me sens teorik që do të pasuronte programin e Partisë. Pa folur për atë që shkoni rrallë në rrethe. Në shumë prej tyre nuk kini shkuar asnjëherë. Shokët e bazës më kanë bërë shpesh vërejtje në adresën tuaj, por unë deri tani ju kam justifikuar.

2. Problemi i qëndrimit ndaj veprimtarisë afariste të disa prej njerëzve tanë të ngarkuar nga ju (F. Kumbaro, L. Çuçi etj.). Kam mendimin se gjithçka duhet vënë mbi baza ligjore dhe të kontrollueshme për ta ruajtur partinë nga veprime jo të pastra. Përvoja e PS-së bullgare.

3. Çështja e vajtjes suaj në SHBA më 29 nëntor deri më 5-6 dhjetor 1991, në ditët kur kishte nisur diskutimi për ekzistencën ose jo të Qeverisë së Stabilitetit.

Mua më thatë se do të shkonit në Itali me kërkesën e Kraksit. Ju shkuat në Zvicër ku u takuat me H.B. që ju shoqëroi për në SHBA i “ftuar” nga lobi ballisto-legalisto-kosovaro-amerikan që mbështet Berishën.

E mora vesh rastësisht nga Sabiti dhe Ylli Bufi kur ishim bashkë në Zvicër. Dua të di të vërtetën nga goja juaj, si edhe arsyet pse e mbajte të fshehtë nga partia një gjë kaq të rëndë. Më dëgjoi me vëmendje e pa më ndërprerë edhe pse u zbeh dhe turfullonte nga brenda.

Pastaj tha: – Po është e vërtetë, për këtë kanë pasur dijeni Kastrioti, Ylli dhe Sabiti. Madje edhe Berisha me Rugovën! Në atë kohë, Kastrioti, Ylli dhe Sabiti nuk ishin në Kryesinë e PS-së. Fatosi u duk i revoltuar që për këtë më kishte folur Ylli Bufi, që sipas Fatosit ishte “mblesi”, ai që e kishte propozuar dhe koordinuar udhëtimin e Fatosit për në SHBA…

– Mendova, vazhdoj ai, se ti e kishe marrë vesh, unë vetë nuk ua thashë për konspiracion.

Ngriti tonin: – Unë luftova në strofkën e tyre. Më mbajtën mbyllur 72 orë, një terror i vërtetë psikologjik e fizik. Prova me raki, cigare, më dehën…”

Nuk e bëri të qartë çfarë kërkonin, por la të kuptohej sikur donin ta rekrutonin për ta detyruar që t’i hapte rrugë S. Berishës. Madje “torturuesit” e tij qenkan shprehur: – Berisha një copë budalla është, por ja që atij i besojnë amerikanët! Fatosi paska rezistuar “heroikisht”!

Veçse, kur e pyeta, si befasisht, ç’detyrë e parullë të dhanë dhe sa herë të kanë “shqetësuar”, shtangu. Por u përgjigj. Mbase mendoi se unë tashmë dija çdo gjë. “Parulla është Crosse the Brige”. “Më kanë telefonuar në shtëpi dy herë, zakonisht pas mesnate. Telefonata e fundit më duket ishte pas 26 korrikut 1992”! Por ka bërë edhe një takim me “shefin e ri” në Sarandë. Edhe takimi i Fatosit me Berishën dhe Rugovën muajin e kaluar, duket se ka qenë në po të njëjtën linjë. Djall o punë, çfarë mpleksje “demokratike”!

– A je i gatshëm, i thashë, që këto që më the mua t’i ripohosh edhe në prezencën e Gramozit dhe të Namikut?

– Po, e pranoj këtë variant. Kështu u veprua. Gjithsesi, tani edhe unë i kam më të qarta disa situata me Fatosin dhe disa nga pikëpyetjet që më kanë lindur më parë. Njëherësh dhe për disa përshtypje që deri tani më habisnin për një lloj ndrojtjeje ndaj meje, të një respekti më tepër të shtirur se të sinqertë.

Ndonjëherë, i kam shpjeguar me diferencën në moshë, por në të vërtetë nuk qenka kjo. Nuk di ç’të bëj më tej, por është fakt se diçka e madhe u thye pa kthim midis meje dhe Fatosit: Besimi reciprok…!

Previous Post

Ku do të jetë Ballist Morina në ndeshjen e sotme Francë-Shqipëri

Next Post

Shkon në tri numri i viktimave të autobusit të djegur në Krujë

admin

admin

Next Post
Shkon në tri numri i viktimave të autobusit të djegur në Krujë

Shkon në tri numri i viktimave të autobusit të djegur në Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.