Një 37-vjeçar në Lushnje ka rënë në prangat e policisë për dhunim fizim të xhaxhait të tij. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin Besnik Sharka, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij, B.Sharka, 72 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
I moshuari ka marrë dëmtime në pjesën e kurrizit. Materialet në ngarkim të 37-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.











