Në Durrës ende nuk është çelur sezoni turistik për këtë vit. Por, kjo “harresë” nga pushteti vendor, nuk e ka penguar një automjet tip “Benz” që të “zhytet” e të “lahet” në shatërvanin në qendër të qytetit.
Aksidenti i çuditshëm ka ndodhur pasditen e sotme, kur një “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në shatërvan.
Për fatin e mirë, nga aksidenti raportohen vetëm dëme materiale.












