• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha me Steinmeier: Edi Rama mban peng Reformën në Drejtesi, nuk pranon nenin 88 të Venecias

admin by admin
14 June, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Basha me Steinmeier: Edi Rama mban peng Reformën në Drejtesi, nuk pranon nenin 88 të Venecias
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm gjerman Frank Ëalter Steinmeier. Zoti Basha shprehu mirënjohjen për kontributin e Gjermanisë dhe të ministrit Steinmeier për anëtarsimin e Shqipërisë në NATO dhe Pavarësinë e Kosovës, kohë në të cilën mbante postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

Zoti Basha i bëri të ditur Ministrit të Jashtëm gjerman se opozita e drejtuar prej tij ka shprehur me vepra dhe jo me fjalë mbështetje të plotë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ndryshe nga opozita e djeshme e drejtuar nga Rama e cila bllokoi për tre vjet statusin për vendin kandidat, unë personalisht, theksoi z.Basha kam kërkuar tek çdo qeveri dhe tek çdo drejtues i familjes së Partisë Popullore Europiane mbështetje për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehu shqetësimin për gjendjen e rëndë në vend si rezultat i lidhjeve të pushtetit aktual me krimin dhe promovimit dhe mbështetjes nga Kryeministri Edi Rama të personave me rekorde kriminale në Parlament, në bashki e në poste të larta të administratës shtetërore.

Për këtë z.Basha solli si shembull rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, për të cilin një vit më parë partnerët ndërkombëtarë i kërkuan Edi Ramës të mos e kandidonte pasi ishte i dënuar në Zvicër e Itali për trafik droge e vepra të tjera kriminale. Zoti Rama injoroi thirrjet edhe publike të ndërkombëtarëve duke e kandiduar. Për të mbrojtur këta persona me rekorde kriminale zvarriti për një vit ligjin e dekriminalizmit dhe kur ky u miratua e sfidoi hapur duke u shfaqur në publik me Rroshin e kryebashkiakë të tjerë që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Duke iu referuar korrupsionit, situatës fiskale dhe te sigurisë ligjore, z.Basha solli në vëmendje raportin e Dhomës së Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë e cila rendit Shqipërinë në vendin e fundit në rajon ku investitorët gjermanë do të donin të investonin.

Një tjetër fakt i paraqitur nga kreu i opozitës është edhe numri i lartë i azilkërkeusve shqiptarët të ciëlt janë renditur të dytët në Gjermani pas sirianëve dhe të parët në Holandë. Faktori kryesor i këtij eksodi masiv të qytetarëve shqiptarë është pasiguria si rezultat i simbiozës krim-pushtet dhe rënies së shteit ligjor.

Kreu i Partisë Demokratike e njohu ministrin e Jashëtm gjerman me presionin e jashtëzakonshëm që Kryeministri Edi Rama ushtron ndaj gjyqësorit. Këtë e dëshmon ndër të tjera rasti I ish- deputetit Kokëdhima, i cili kishte përfituar në kundërshtim me ligjin fonde publike. Edi Rama refuzoi ta dërgonte për hetim dhe pasi u detyrua nga opozita ta bëjë këtë, ushtroi një presion të jashtëzakonshëm ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke i kërcënuar publikisht edhe pas vendimit të marrë nga ata për heqjen e mandatit të Kokëdhimës. Një rast tjetër flagrant i presionit të papranueshëm ndaj gjyqësorit është edhe rasti i përgjimeve. Pas nisjes së hetimeve dhe dhënies së masave të para nga Gjykata për drejtues të lartë të policië së shtetit të përfshirë në këtë krim, Edi Rama kërcënoi hapur gjyqtarin duke e quajtur atë killer.

Një vend të veçantë në takim zuri reforma në drejtësi.

Që në nisje të reformës theksoi zoti Basha, mazhoranca ka bërë gjithçka që të kapë politikisht sistemin. Kjo u faktua edhe nga Venecia e cila rrëzoi draftin e parë të mazhorancës në plot 38 pika duke e konsideruar si një propozim që conte në kapje politike të drejtësisë. Ndonëse Partia Demokratike i kërkoi mazhorancës të ulen dhe të miratojnë një draft të përbashkët, kjo u refuzua nga mazhoranca e cila solli edhe një draft të dytë të njëanshëm. Sërish Venecia faktoi shqetësimet e opozitës për kapjen politike, ndër të cilat edhe Byroja Kombëtare e Hetimit të cilën Edi Rama e donte nën varësinë e ministrit të Brendshëm.

Falë rolit të opozitës sot kemi një draft të përmirësuar dhe të dakorduar me përjashtim të një cështje: atë të zgjedhjes së institucioneve të reja. Partia Demokratike ka kërkuar zbatimin e plotë të Rekomandimit 88 të Venecias për këtë cështje. Edi Rama nuk ka demostruar vullnet për të pranuar zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias mbi moskapjen politike të drejtësisë.

Pavarësia e sistemit të drejtësisë është një parim pa të cilin nuk mund të ketë reformë ndaj Reformë me kapje politike të sistëmit nuk mund të ketë. Ndaj në në takimet me Ramën dhe Metën kam parashtruar një dhe vetëm një kërkesë nënvizoi kreu i opozitës: zbatimin e plotë të Rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Parimi duhet të pranohet për të gjitha institucionet, theksoi z.Basha sepse një drejtësi nuk mund të jetë e pakapur nëse kryeministri vendos se kush është i pastër dhe kush jo nga gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo është refuzuar deri tani nga Edi Rama .

Kryetari i Partisë Demokratike i bëri të ditur ministrit të jashtëm gjerman tentativën e Edi Ramës për të shantazhuar dhe blerë vota nga deputetët e opozitës për miratimin në mënyrë të njëanshem të reformës në drejtësi. Kjo, theksoi kreu i PD do të jetë fundi i këtij parlamenti. Zoti Basha rikonfirmoi para ministrit të Jashëm gjerman qëndrimin e bërë publik se, nëse trafikohet qoftë edhe një mandat i opozitës atëherë opozita do të djegë mandatet dhe do t’i drejtohet qytetarëve.

Kryetari i PD theksoi se opozita ka demostruar të gjithë vullnetin për të gjetur zgjidhje siç rekomandon Komisioni i Venecias në rekomandimin 88 dhe se zbatimi i tij i plotë për të katër institucionet e reja është rruga e miratimit të menjëhershëm të draftit kushtetues.

Në takimin me ministrin e Jashtëm gjerman zoti Basha u ndal edhe tek çështja e reformës zgjedhore. Kreu i demokratëve solli në vëmendje raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2015-ës ku theksohet se zgjedhjet nuk ishin as të lira- as të ndershme, pati shitblerje kartash identiteti, blerje vote, intimidim të votuesve dhe presion në qendrat e votimit nga persona me precedentë kriminalë, çka u faktua edhe nga përfasqësues të trupit diplomatik në Shqipëri. Në këto kushte, theksoi z.Basha votimi dhe numërimi elektronik janë zgjidhja e vetme për ti dhënë mundësi qytetarëve të shprehin të lirë vullnetin e tyre.

Previous Post

HISTORIA/ Gëzimit ia punon e dashura e tij police, por ai ia bën publike

Next Post

I burgosuri denoncon dy gardianet: Më përdhunuan

admin

admin

Next Post
I burgosuri denoncon dy gardianet: Më përdhunuan

I burgosuri denoncon dy gardianet: Më përdhunuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.