Propozimi i demokratëve për “Vendet e rezervuara” ka dominuar të gjithë diskutimin mes aleatëve qeverisës Ilir Meta dhe Edi Rama.
Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, delaroi pak orë pas takimit në Kryeministri se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të gjetur konsensusin mbi këtë pretendim të vetëm të opozitës. “Pretendimi i PD ka mundësi për zgjidhje. Opozita duhet të tregojë fleksibilitet”, u shpreh Vasili.











