Shkodran Mustafi është bërë futbollisti i parë shqiptarë që shënon gol në Euro 2016, por jo vetëm kaq.
Me golin e shënuar ndaj Ukrainës, Mustafi është bërë shqiptari i parë në histori të futbollit që arrin ta shënojë gol në një kampionat Evropian. Ndryshe ky ishte goli i parë i Mustafit me Kombëtaren e Gjermanisë.
Shkodran Mustafi është shprehur tejet i lumtur me golin që shënoi ndaj Ukrainës, që ishte i pari për të me fanellën e Kombëtares së Gjermanisë
“Goli im i parë për Gjermaninë dhe shumë i rëndësishëm. Tri pikë që në start të Euro 2016”, ka shkruar Mustafi në rrjetet sociale.











