PD ka sqaruar një deklaratë që është transmetuar sipas tyre jo në mënyrë korrekte nga Top Channel.
“Në mënyrë të përsëritur Top Channel nën presionin e Edi Ramës dizinformon qytetarët. Kryetari i PD nuk i ka thënë Ramës as terhiqu as mos u tërhiq. I është thënë prano Venecian sepse nuk mund të jete Rama njeriu që vendos kush gjykatës dhe prokuror ka integritet dhe kush jo”, thuhet në njoftimin e PD.












